Përplasje në Dearborn mes aktivistëve anti-islam dhe protestuesve pro-myslimanë

Të martën në Dearborn të Michiganit ndodhën përplasje mes aktivistëve anti-islam dhe protestuesve pro-myslimanë, duke shkaktuar një prani të shtuar të forcave të policisë.

Dearborn, i njohur për një nga komunitetet më të mëdha myslimane në Shtetet e Bashkuara, është së fundmi shënjestruar nga aktivistë që e akuzojnë qytetin për zbatim të ashtuquajturit ‘ligj të Sheriatit’.

Përplasjet filluan pasi Jake Lang, i cili mori pjesë në sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, mbërriti në Michigan Avenue dhe tentoi të digjte një Kuran. Ai mbajti lart një çakmak me qëllim t’i vinte flakën librit, por protestuesit ia hoqën atë nga duart. Më pas, Lang goditi Kuranin me një copë proshutë, para se një protestues pro-mysliman ta rrëmbente librin dhe të largohej me të.

Lang dhe grupi i tij marshuan më pas drejt bashkisë të qytetit, ku po zhvillohej një mbledhje e Këshillit Bashkiak. Policia vendosi perimetër sigurie përgjatë trotuareve dhe rrugës Michigan Avenue, ndërhyrë përkohësisht kur tensionet u përshkallëzuan.

Një person u pa duke u arrestuar në ambientet e bashkisë. Nuk është raportuar për të lënduar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Miçiganit, Curtis Hertel, e dënoi incidentin, duke e quajtur përpjekjen për djegien e Kuranit si një akt të papranueshëm urrejtjeje. “Dearborn është një qytet mikpritës dhe multikulturor, me dhjetëra mijëra njerëz që janë miq, anëtarë të familjes dhe fqinjë të çmuar”, thuhej në deklaratën e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *