Përplasje verbale mes Albulena Haxhiut dhe Uran Ismailit pas dështimit për formimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votojë formimin e Qeverisë nën drejtimin e Glauk Konjufcës. Pas mbylljes së seancës, në hollin e Kuvendit ka ndodhur një përplasje verbale ndërmjet nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetit të PDK-së, Uran Ismaili.

Përplasja nisi pas një komenti të Ismailit, i cili deklaroi se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë të njëjtë. Kjo deklaratë nxiti reagimin e ashpër të Haxhiut, e cila iu drejtua Ismailit me fjalët:

“A mendon që Albini dhe Glauku janë si ti me Saminë, a? Ani, kryetar komune… po çfarë kryetar komune, ti, për Zotin?”

Në përgjigje, Ismaili tha: “Ani shyqyr ju u bëtë.”

Pamjet e përplasjes janë publikuar dhe po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *