Pezullim i transportit publik në Prishtinë pas pretendimeve për bllokim të buxhetit

Transporti publik në Prishtinë është pezulluar sot (24 nëntor), pasi disa operatorë që kanë kontrata me Komunën e Prishtinës ndaluan qarkullimin e linjave.

Komuna thotë se pezullimi erdhi si pasojë e bllokimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka reaguar duke njoftuar se më 21 nëntor janë alokuar mjetet nga Thesari, të parashikuara për ekzekutimet e muajit dhjetor, dhe ka mohuar që të ketë pasur bllokim të fondeve.

Në mungesë të një zgjidhjeje, mijëra qytetarë mbetën sot pa transport publik, duke pritur që autobusët të rifillonin qarkullimin. Sipas operatorëve, linjat nuk do të funksionojnë të paktën gjatë ditës së sotme derisa Komuna e Prishtinës të kryejë pagesat e mbetura.

Pezullimi i transportit publik ka ndikuar në trafikun e kryeqytetit, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vonesa të mëdha. Nuk ka afat të qartë se kur mund të normalizohet situata.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *