Në një kohë kur konkurrenca në treg është më e lartë se kurrë, bizneset po kërkojnë mënyra më të mençura dhe efektive për të arritur klientët.
Këtë vit, Pixels ka lansuar ofertën “Black Friday për Biznese” që ofron deri në 30% zbritje në të gjitha paketat e marketingut dhe reklamimit. Ajo që e dallon ofertën është mundësia që shërbimet e blera të aktivizohen brenda 6 muajsh nga data e blerjes, duke u mundësuar bizneseve fleksibilitet në planifikimin e fushatave.
Sipas ekipit të Pixels Production, filozofia e kësaj oferte është e thjeshtë: “Bizneset nuk kanë gjithmonë nevojë për marketing tani, por gjithmonë kanë nevojë për një partner të besueshëm kur vjen momenti.” Në vend që të ndjekë trendin e zbritjeve të shpejta, kompania ka krijuar një produkt që reflekton realitetin e tregut, ku planifikimi është po aq i rëndësishëm sa kreativiteti.
Çfarë përfshihet në ofertë?
– Video Production – reklama, storytelling, projekte kreative, prezantime biznesi
– Content Creation – për rrjete sociale, website, fushata, produkte
– Branding & Creative – koncepte vizuale, identitet i markës (në kuadër të kontratës afatgjatë)
– Strategji Marketingu – analiza, planifikim, pozicionim, strategji komunikimi
– Menaxhim Rrjetesh Sociale – Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn
– Fushata ADS – krijim, optimizim dhe menaxhim fushatash (shpenzimet e mediave të paguara mbulohen nga klienti)
Sipas kompanisë, kjo ofertë u mundëson bizneseve të rrisin prezencën online, të modernizojnë identitetin e markës dhe të arrijnë rezultate të matshme, me një investim më të favorshëm se zakonisht.
Për më shumë informacion dhe për t’u aplikuar: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdUbWbIoU1B4hXqL4bNepE3oQTr0vwbXZkfc3rGd3OMzgYgsQ/viewform