Podcasti ‘Arena e Yjeve’: Telegrafi analizon shortin e Kosovës dhe Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit 2026

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizojnë shortin dhe rezultatet e Kosovës e Shqipërisë në ciklin kualifikues për Botërorin 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Shkumbin Pireva vlerëson se, për Kosovën, Sllovakia paraqet një kundërshtar të kalueshëm. Ai thotë se shumica e tifozëve dhe njohësve të sportit do ta shihnin Sllovakinë si kundërshtarin më të dëshiruar në short.

“Sipas meje, për shortin është pozicioni më i mirë i mundshëm. Sidomos Sllovakia — ndeshja e parë me Sllovakinë, besoj se mbi 80% e tifozëve të Kosovës dhe njohësve të sportit e kanë dashur si kundërshtar,” tha Pireva.

Ai shtoi se nuk ka dashur që Kosova t’i bënte ballë Uellsit, për shkak të stilit fizik të lojës së ekipeve ishullore dhe problemeve që krijojnë krosimet dhe topat e gjatë. Po ashtu, përmendi se deri diku ka frikë edhe nga Çekia, përsëri për shkak të gjatësisë dhe lojës me topa të gjatë.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *