Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të tensionuar mes banoreve në oborrin e Big Brother VIP Kosova.
Në pamjet e publikuara shihen Benita, Alba dhe Elijona, ku Elijona duket se injoron provokimet e banoreve të tjera. Në një moment, Alba i thotë Elijonës: «Nuk duhet të kthesh përgjigje? Kështu do të flasin dhe do t’i zgjidhin gjërat pa kthyer përgjigje?»
Më pas, Benita i drejtohet Elijonës me një koment që prek familjen e saj: «S’e ka mamin këtu, s’ka argumente», duke iu referuar tragjedisë që Elijona kishte ndarë më parë, kur nëna dhe motra e saj humbën jetën në një aksident. Elijona reagoi e habitur: «Qysh?»
Benita vijoi: «Veç unë të acaroj ty, oj çike». Elijona iu përgjigj: «Je shumë dobët që i kapesh njeriut në nënë». Në pamje të tjera, Benita duket duke mohuar që kishte përmendur nënën e Elijonës dhe e quan atë «viktimë», çka shtoi tensionin dhe debatet mes banoreve.
Pamjet janë shpërndarë edhe në TikTok dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku debaton për limitet e lojës dhe sjelljen brenda shtëpisë.
Burimi: Telegrafi