Policia e Suharekës dërgon në paraburgim të dënuarin për narkotikë

Të enjten, Stacioni Policor në Suharekë realizoi urdhërë-nderin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin i dënuari S.S., mashkull, 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc të Suharekës, u lokalizua dhe u dërgua për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Policia e Kosovës, përmes patrullës së Stacionit Policor Suharekë, e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *