Një skenë si në filmat aksion u regjistrua në Hatay, Turqi, kur policia arrestoi një person të kërkuar për mashtrim që ishte në arrati më shumë se tre vjet.
Për ta kapur, një prej policëve u vesh si dërgues ushqimi, mbante helmetë dhe qëndroi para derës së apartamentit duke thënë se ia kishte sjellë porosinë.
Në momentin që personi hapi derën, policët e tjerë të uniformuar që po prisnin anash hynë dhe e prangosën.
Ai ishte i dënuar me 77 vjet burg për mashtrim dhe ishte në arrati për më shumë se tre vjet.