Polonia ngre aeroplanë luftarakë pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës

Polonia, anëtare e NATO-s, ka aktivizuar aeroplanët luftarakë pas sulmeve ajrore të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës të mërkurën.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë njoftoi përmes një postimi në rrjetin X se “aeroplanë luftarakë në detyrë dhe një aeroplan paralajmërues janë ngritur në ajër, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore, ato të zbulimit me radio dhe të zbulimit në distancë të largët janë vendosur në gjendje gatishmërie maksimale”.

Sipas autoriteteve polake, këto veprime janë parandaluese dhe synojnë të garantojnë sigurinë e hapësirës ajrore, veçanërisht në rajonet pranë zonave të kërcënuara.

Nuk është hera e parë që Polonia aktivizon avionët luftarakë si masë sigurie gjatë sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës. Ka pasur gjithashtu pretendime të përsëritura për shkelje të hapësirës ajrore polake nga avionë rusë, si dhe raste kur janë gjetur mbetje dronësh dhe raketash në territorin polak.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *