Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, vlerëson sulmuesin Fisnik Asllani para ndeshjes me Kosovën

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, ka komentuar para përballjes me Kosovën, duke vlerësuar formën e sulmuesit shqiptar, Fisnik Asllani. Ai theksoi se ekipi zviceran është i fokusuar dhe i vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit.

“Kam parë që Fisnik Asllani është në formë të mirë. Është e rëndësishme t’i shikosh më nga afër një ose dy lojtarë në veçanti, por në fund gjithmonë janë njëmbëdhjetë lojtarë në fushë”, deklaroi Kobel.

Portieri i Dortmundit shtoi se Kosova ka treguar një nivel të lartë në ndeshjet e fundit dhe se Zvicra nuk e nënvlerëson kundërshtarin.

“E dimë që Kosova ka një ekip të mirë dhe gjithmonë lufton. Ne luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë, veçanërisht në pjesën e parë. Ata më pas luajtën shumë mirë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. I dimë cilësitë e tyre”, përfundoi ai.

Kujtojmë se përballja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *