Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Malishevës, në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit kosovar, duke u mposhtur 0-2.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, dhe pas vetëm pesë minutash lojë Assane Diatta kaloi Malishevën në epërsi. Për senegalezin ky ishte goli i parë me fanellën e Malishevës.
Në minutën e 20-të, Altin Aliu shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi fitoren e Malishevës.
Prishtina dominoi në posedim dhe krijoi raste, por vuajti në finalizim dhe nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Skuadra e trajnerit Arsim Thaqit mbetet lider me 26 pikë, tre më shumë se Ballkani dhe Drita, ndërsa Malisheva ngjitet në pozitën e pestë me 19 pikë. Burimi: Telegrafi.