Probleme fizike te Bayern: Neuer i pasigurt, Gnabry jashtë për Freiburg dhe i dyshuar për Arsenal

Bayern Munich po përballet me shqetësime fizike para ndeshjeve kundër Freiburg dhe Arsenal, pasi problemet shëndetësore të Manuel Neuer dhe Serge Gnabry kanë prishur përgatitjet e skuadrës.

Kapiteni Manuel Neuer vuan nga një infeksion gastrointestinal dhe ka humbur disa seanca stërvitore radhazi, çka lë të pasigurt pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e ardhshme.

Gjendja e Serge Gnabryt konsiderohet edhe më serioze. Ai pësoi një goditje gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Gjermanisë dhe nuk ka reaguar mirë ndaj trajtimit fillestar. Aktualisht ai konsiderohet jashtë për ndeshjen kundër Freiburg dhe mund të mungojë edhe në përballjen me Arsenalin.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi shqetësimin për të dy lojtarët: “Do të shohim për Manuelin, ai kishte pak të ftohtë. Situata e Serge Gnabryt nuk duket shumë e mirë. Ka pasur probleme që nga kthimi nga detyra me kombëtaren. Departamenti mjekësor do të japë detajet.”

Përveç dëmtimeve, Bayern përballet edhe me pasojat e pezullimit të Luis Diaz, si rezultat i ndërhyrjes së pakujdesshme ndaj Achraf Hakimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *