PSG arrin 200 gola në Ligue 1 që nga ardhja e Luis Enriques në 81 ndeshje

Me tre golat e shënuar kundër Le Havre të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germain arriti shifrën 200 golave në Ligue 1 që nga ardhja e Luis Enriques, dhe këtë e realizoi në vetëm 81 ndeshje, sipas statistikave të publikuara nga klubi.

Klubi njofton se kjo shifër është të paktën 41 gola më shumë se çdo trajner tjetër i PSG në kampionat për të njëjtën periudhë kohore.

Sipas klubit, ky rekord pasqyron fuqinë sulmuese dhe transformimin që Enriques i ka sjellë skuadrës.

Pas 13 xhirove në Ligue 1, PSG është lider i kampionatit me 30 pikë, dy më shumë se Marseille. Në këtë edicion, PSG ka realizuar 27 gola në Ligue 1, ndërsa sulmi më produktiv në kampionat mbetet ai i Marseille me 33 gola.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *