PSG mposht La Havre 3-0 dhe rikthehet lider në Ligue 1

Paris Saint-Germain fitoi në shtëpi ndaj La Havre, në ndeshjen e xhiros së 13-të në Ligue 1, me rezultatin 3-0.

Mysafirët nisën më mirë dhe rrezikuan përmes Simon Ebonog dhe Yassine Kechta, por portieri Lucas Chevalier priti me sukses mundësitë e tyre.

Pas 29 minutash, Kang-in Lee shënoi një supergol për të zhbllokuar rezultatin. PSG dominoi pjesën e mbetur të takimit, ndërsa Joao Neves shënoi golin e dytë në minutën e 65-të.

Fitoren e vendosi sulmuesi Bradley Barcola pas një aksioni të shpejtë në minutën e 87-të. Me këtë fitore, PSG arrin 30 pikë dhe kthehet në krye të klasifikimit, ndërsa La Havre renditet e 12-ta me 14 pikë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *