Publikohen pamjet e vendosjes së tritolit në banesën e Xhelal Mziut

Janë publikuar pamjet e vendosjes së tritolit dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Nga pamjet dallohet autori që largohet me biçikletë pasi hedh lëndën plasëse.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ngjarja dyshohet të jetë kryer me pagesë, ndërsa i njëjti person dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vendosje të tjera të eksplozivëve.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Mziu deklaroi se ngjarja është hakmarrje politike. /Tch/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *