Punëtor vdes në Prizren pas aksidentit në punë më 7 korrik

Një punëtor ka ndërruar jetë më 22 nëntor 2025 si pasojë e lëndimeve të marra në një incident të rëndë në vendin e punës, i cili kishte ndodhur më 7 korrik 2025 rreth orës 12:40 në Prizren.

Viktima ishte duke u trajtuar në spital që nga dita e aksidentit, por përkundër përpjekjeve mjekësore nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të vdekjes.

Rasti po hetohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës. Autoritetet po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe intervistimin e personave të përfshirë për të zbardhur përgjegjësitë e mundshme.

(Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *