Banorët e Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi dhe Dolce, po krijojnë një lidhje të veçantë brenda shtëpisë.
Dyshja po afrohen gjithnjë e më shumë dhe kanë dhënë shenja të një nisjeje romantike. Së fundmi është regjistruar puthja e parë brenda shtëpisë, ndërsa ata vazhdojnë të kenë momente intime dhe afërsi.
Edi është parë duke e puthur Dolcen në bel dhe më pas duke e kafshuar në krah. Këto gjeste kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të audiencës që ndjek programin.
Banorët e tjerë duket se po përpiqen të ruajnë balancën mes miqësisë dhe kuriozitetit për marrëdhënien mes Eduardit dhe Dolces, ndërsa situata vazhdon të zhvillohet dita-ditës.
Kjo marrëdhënie brenda Big Brother VIP Kosova pritet të jetë një nga temat më të komentuara, ndërsa fansat presin të shohin si do të evoluojë lidhja gjatë spektaklit.
/Telegrafi/