Më 25 nëntor, në seancë qeveritare do të vendoset për emërimet e personave të besuar të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen zgjedhjet e përsëritura. Këto zgjedhje u përsëritën pasi më 19 tetor nuk u arrit kuota e një të tretës për daljen e votuesve.
Ekzekutivi pritet të emërojë përfaqësues të besuar në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë–Rostushë.
Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar komunash mbaron më 11 dhjetor në mesnatë. Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor.
Fushata zgjedhore nis 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori, dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.
Kujtojmë se më 19 tetor në këto katunde nuk u arrit censusi: Gostivar 33.31%, Vrapçisht 25.18%, Mavrovë e Rostushë 30.31% dhe Qendër Zhupë 21.49%.