Qytetari nga Istogu dorëzon kuletën me mbi 3,000 euro në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga Istogu ka dorëzuar një kuletë me para në polici, e cila përmbante mbi 3,000 euro. Më datë 15 nëntor 2025, në Stacionin Policor të Istogut, qytetari Sheremet Osmanaj raportoi se kishte gjetur një kuletë në qytet. Në këtë kuletë kishte gjithsej tre mijë e njëqind e nëntëdhjetë e katër euro dhe tridhjetë cent (3,194.30) euro. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin që kishte humbur kuletën. Ky person është ftuar në Stacionin Policor të Istogut, ku zyrtarët policorë i kthyen kuletën së bashku me paratë. Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *