Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në polici një portofol që përmbante më shumë se 3,000 euro. Më 15 nëntor 2025, në Stacionin Policor Istog, qytetari Sheremet Osmanaj ka raportuar se ka gjetur një portofol në qytetin e Istogut, i cili përmbante 3,194.30 euro. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin që kishte humbur portofolin, i cili është ftuar në stacionin policor ku i është kthyer portofoli së bashku me paratë. Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.