Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje në Rahovec. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:00.
Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, i cili, në gjendje të dehur, dyshohet se ka dëmtuar dhe thyer disa sende në shtëpi. Sipas raportit, ai po ashtu ka thyer telefonin e tij dhe të viktimës, bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtës.
Policia bën të ditur se i dyshuari dyshohet edhe për sulm fizik dhe kanosje ndaj viktimës. Viktima arriti t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.
Të dy palëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: Telegrafi