Në Tiranë u mbajt samiti Growth Plan “Our Pathway to the EU”, një tryezë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duke i përshkruar si “truproja” e Evropës.
Ai vuri në dukje rëndësinë e reformave dhe të lidhjeve infrastrukturore: “Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.” Rama folë për ndërtimin e arterieve që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe për transformimin e këtyre lidhjeve në një korridor edhe të NATO-s: “Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Evropën. Kur Evropa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.”
Ai theksoi rolin e investimeve në zhvillimin e rajonit: “Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë.” Sipas tij, rritja ekonomike do të reduktojë rëndësinë e kufijve dhe do të forcojë partneritetin me Evropën.
Rama nënvizoi se Ballkani po e ndërton vetë vendin e tij në Evropë: “Evropa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë.” Ai shtoi se rajoni nuk kërkon nder apo shpërblime, por ofron vlera dhe punë: “Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.”
Përsa i përket procesit të konvergjencës, Rama theksoi: “Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate… Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.”
Duke iu drejtuar edhe çështjes së sigurisë, ai tha: “Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Evropës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Evropës.”
Burimi: Euronews.al