Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë të premten në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë europiane për vendin tonë dhe përshkroi Evropën jo si një territor gjeografik, por si një zgjedhje për bashkëpunim.
Rama tha se Shqipëria është një vend i veçantë në Evropën e sotme, ku ëndrra europiane mbetet ende e freskët dhe e pranishme tek qytetarët. ‘Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme, kur ëndrra europiane është ende e freskët, urgjente, emocionale, e pa marrë për të mirëqenë, e pa katandisur. Besimi për Europën është në një nivel kaq të lartë saqë edhe një veteran i vjetër i BE-së nuk bën dot gjë përpos së të skuqet si një adoleshent i dashuruar. Europa nuk është gjeografi, është një zgjedhje; nuk është një vend, është vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin përkundrejt përplasjes.’
Ai përmendi gjithashtu deklarimin e sekretarit të Brendshëm britanik, i cili njoftoi dëbimin e rreth 700 familjeve shqiptare që jetojnë në strehime pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil. Rama e përshkroi rastin si ‘700 familje në një vend prej 67 milionë banorësh, një përshpërim statistic e fryrë në një sirenë politike.’
Kryeministri shpjegoi se e përmend këtë jo për të ankuar, por për të vënë në dukje se kur një ministër europian, edhe pas Brexit, zgjedh të përdorë një komunitet të vogël për të fituar pikë politike, frika flet më shumë se faktet dhe ende gjen audiencë.
(Burimi: A2 CNN)