Real Madrid pa gol në dy ndeshje radhazi, Alonso kërkon përgjegjësi kolektive

Real Madrid ka hyrë në një periudhë të ftohtë në repartin ofensiv. Pas humbjes ndaj Liverpoolit dhe barazimit 0:0 me Rayo Vallecanon, skuadra e Xabi Alonsos ka dy ndeshje radhazi pa shënuar — diçka e rrallë për kampionët e Spanjës, që këtë sezon e nisën me ambicie të mëdha.

Trajneri Xabi Alonso foli hapur për situatën dhe nuk pranoi që faji t’i vihej vetëm Kylian Mbappé. Ai theksoi se analizat kryhen pas çdo ndeshjeje dhe se përgjegjësia është kolektive.

“E analizojmë pas çdo ndeshjeje. Nuk varet vetëm nga Mbappé, është diçka e gjithë ekipit”, deklaroi Alonso.

Ai shtoi se kur skuadra nuk shënon duhet gjetur alternativa që nuk varen vetëm nga qendërsulmuesi: “Duhet t’i përdorim më shumë krahët nga thellësia ose goditjet standarde. Goli do të kthehet, për këtë s’kam asnjë dyshim.”

Në Madrid po lindin pyetje: a është kjo një fazë e përkohshme apo sinjal i mungesës së kreativitetit në sulm?

Real do të ndeshet me Elchen të dielën.

Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *