Enti Shtetëror për Statistika njofton se në Maqedoninë e Veriut ka rënë numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë transportin rrugor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar me autobus ishte 8 832 000, që përbën një rënie prej 6.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Entit, transporti ndërkombëtar shënoi ulje prej 12.5%, ndërsa transporti mes qyteteve u zvogëlua për 8.6%.