Reperi i njohur Nichi u arrestua mbrëmjen e sotme në kryeqytet pas ndalimit nga policia gjatë një kontrolli rutinë.
Burime ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Njësia Speciale e ndaloi artistin teksa po qarkullonte me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit policor u gjet një armë pa leje, dhe Nichi u shoqërua në stacion policor për procedura të mëtejshme ligjore. Nuk dihet ende nëse arma i përkiste reperit apo ndonjë personi tjetër në mjet; rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet.
Ky arrestim vjen pak ditë pas deklarimeve të menaxherit të tij, Bini Nebihu, i cili tha se ishte përballur me një ‘pritë’ të organizuar, sipas tij, nga reperi Don Xhoni, vëllai i tij dhe persona të afërt. Nebihu bëri të ditur se gjatë incidentit i ishte dëmtuar vetura ndërsa ndodhej në shoqërinë e familjes.
Me këto zhvillime, situata në rrethin e reperit Nichi duket e tensionuar. Autoritetet pritet të sjellin detaje shtesë në orët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë masa ligjore do të ndërmerren për posedimin e armës pa leje.
Telegrafi