Reshje bore mbi 1,200 m në juglindje, 5–10 cm në zona malore

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar reshje bore në lartësi mbi 1,200 metra në juglindje të vendit, kryesisht në zonat malore. Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e borës varion nga 5 deri në 10 centimetra.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe sigurimin e qarkullueshmërisë së akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës. Borë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk janë evidentuar probleme të mëdha me qarkullimin rrugor apo situata emergjente.

Strukturat përgjegjëse po vazhdojnë monitorimin e situatës.

Burimi: Euronews

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *