Reshjet e shiut janë shndërruar në dëborë në zonat malore të qarkut të Shkodrës.
Në rrugën Qafë Thorë–Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar; drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.
Edhe në pikën turistike Razëm kanë nisur reshje dëbore, megjithatë me intensitet të ulët.
Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.