Reshjet e dendura të shiut që nisën gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në rrethin e Matit, ku një banesë në fshatin Drita u përmbyt nga uji, duke detyruar evakuimin e një familjeje prej tetë anëtarësh.
Familja Neli, e cila banonte në këtë banesë, është evakuuar nga autoritetet pas hyrjes së ujit në banesë në orët e para të mëngjesit.
Kryefamiljari Hasan Neli tha se për herë të parë banesa e tyre përballet me një përmbytje të tillë. Ai bëri të ditur se uji hyri në banesë rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën ndërsa reshjet vijojnë të shkaktojnë probleme në zonë.