Këngëtarja Rita Ora ka treguar se beson se mund të jetë “shtrigë” dhe e ka përshkruar martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”.
Në podcastin Happy Hour Overheard, Ora tha se kjo “fuqi mistike” është një gjë familjare: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.”
Ajo gjithashtu shpjegoi se i pëlqen të ruajë një rutinë shpirtërore dhe se praktikat e saj e ndihmojnë të ndjehet e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.” Ora ka folur shpesh për pasionin e saj ndaj jogës dhe leximet astrologjike dhe ka thënë se beson “100 për qind” në astrologji.
Përpara performancave, ajo tha se preferon të qëndrojë e qetë: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e dhe çfarë tjetër… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive – bëj shtrirje, vendos muzikë relaksuese, avulloj fytin. Gjithçka është shumë chill.”
Ora ka treguar gjithashtu se i është konsultuar me një falltare, e cila sipas saj i ndryshoi jetën me këshillat e dhëna. Ajo rrëfeu në podcastin Reign With Josh Smith: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre në pëllëmbën tënde, dhe mund të të rrëshqasë nga gishtat në çdo moment. Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre dhe si lëviz ngadalë e me kujdes’.” Kjo i ka ndihmuar të frenojë reagimet impulsive dhe të marrë kohë para se të përgjigjet.
Në vitin 2022, Rita Ora u martua me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni të vogël dhe “shpirtërore” ku ishin të pranishëm vetëm tre persona. Së fundmi ajo ndau një sekuencë të shkurtër nga ceremonia ku çifti shihet duke thënë “po”. Fotografia pranë shtratit të saj tregon Ritën e veshur me një fustan të gjatë, me mëngë të gjata dantelle të bardhë nga Tom Ford, duke përqafuar dhe puthur bashkëshortin.