Rita Ora shkëlqen në eventin “ELLE Women in Hollywood”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, u shfaq mahnitëse në ceremoninë “ELLE Women in Hollywood” të mbajtur në Los Angeles. Artistja 34-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan prej kadifeje vjollcë, të ngushtë në trup dhe me shpinë të zbuluar, që theksonte koleksionin e saj të tatuazheve.

Ora kishte zgjedhur një stil elegant me jakë të lartë, flokë biondë të stiluar me kujdes dhe vathë diamanti që plotësonin pamjen e saj. Artistja është e njohur për pasionin e saj ndaj tatuazheve, duke numëruar mbi 30 të tillë në trup.

Ndër to, në shpinë ajo mban të gdhendur një thënie të Shekspirit: “Çdo gjë është mirë që mbaron mirë”, si dhe një pemë jete, një zog në pjesën e qafës dhe inicialin “R” pas veshit. Po ashtu, ajo ka një lule të tatuuar në kofshë dhe emrin e nënës, Pandora, në krah.

Së fundmi, Rita ka publikuar këngën e saj të re me titull “All Natural” dhe ka konfirmuar se është në përgatitje të albumit të radhës, pas “You & I” të vitit 2023. Artistja ka paralajmëruar një turne për vitin 2026, pasi ka qenë e angazhuar me projekte filmike dhe televizive.

Ndërkohë, ajo ka fituar një betejë ligjore me fqinjët në Londër për ndërtimin e një palestre në shtëpinë e saj, projekt që kishte hasur kundërshtime për shkak të ndikimit në zonë dhe çështjeve të privatësisë së banorëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *