Roma mposht Cremonese dhe ruan kreun e Serie A

AS Roma fitoi në udhëtim ndaj Cremonese me rezultat 3-1 në javën e 12-të të Serie A, duke ruajtur vendin e parë në renditje.

Skuadra kryeqytetase dominoi ndeshjen nga minuta e parë deri në fund. Takimi u karakterizua edhe nga ndërhyrjet e VAR-it, kartonët dhe tensioni në bankinat rezervë.

Roma kaloi në avantazh në minutën e 17-të. Pas një kombinimi me Manu Koné, Matias Soulé goditi nga distanca dhe dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0. Në minutën e 27-të Lorenzo Pellegrini shënoi, por goli u anulua.

Me fillimin e pjesës së dytë, Roma bëri ndryshime në mesfushë dhe sulm për të ruajtur ritmin e lartë. Në minutën e 64-të Evan Ferguson dyfishoi epërsinë, ndërsa në të 69-ën Wesley França shënoi golin e tretë për romakët.

Në kohën shtesë të ndeshjes Francesco Folino shënoi për vendasit, duke ngushtuar rezultatin në 3-1.

Trajneri Gian Piero Gasperini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të pas protesta të shumta.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *