Rreth 10 të ndaluar në DAP, prokuroria kryen kontrolle

Prokurori Ljupço Kocevski njoftoi se disa punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike u ndaluan sot dhe po kryhen kontrolle në vende që lidhen me këta individë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Një hetim paraprak u krye për individë që ishin punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe një hetim u krye për individë që kishin lidhje me rastin Koçani”, tha Kocevski.

Sipas tij, dje dhe sot janë ndërmarrë veprime me urdhër të prokurorit publik.

“Sot janë ndaluar rreth dhjetë persona dhe po kryhen kontrolle në vende të caktuara. Bëhet fjalë për persona të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti”, shtoi ai, pa specifikuar pozicionet brenda DAP.

I pyetur nëse të ndaluarit kanë pasur komunikime me pronarin e diskotekës ‘Pulse’ dhe nëse disa nga këto komunikime janë bërë publike, Kocevski tha se disa mesazhe janë paraqitur në gjykatë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *