Ruben Amorim ka reflektuar mbi zhvillimin e tij si trajner, duke deklaruar se ndjehet më i fortë pas një viti sfidues në krye të Manchester United.
Në një intervistë për Stan Sport, trajneri portugez tha se përvoja gjatë këtij sezoni e ka ndihmuar të rritet profesionalisht dhe ta përgatisë për sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes.
“Kam mësuar shumë gjatë vitit të kaluar. Jam një trajner më i mirë tani dhe jam gati për të ardhmen, por edhe për të tashmen. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm”, u shpreh Amorim.
Manchester United e mbylli sezonin 2024/25 në vendin e 15-të të Ligës Premier, me 18 humbje në total. Megjithatë, skuadra ka treguar rritje në javët e fundit, me tre fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit.
Aktualisht, United renditet në vendin e 7-të, një pozicion mbi Liverpoolin, duke sinjalizuar një rikthim të mundshëm në formë dhe konkurrencë.
Amorim theksoi se ky progres është rezultat i përvojave që e kanë ndryshuar dhe përmirësuar si trajner, ndërsa shtoi se ekipi është i përgatitur për sfidat që e presin.