Rugova e Pejës është zbardhur sot nga bora, duke krijuar pamje dimërore.
Qytetarë dhe banorë të zonës kanë publikuar fotografi nga reshjet e para.
Rugova, e njohur për bukuritë natyrore dhe kanionin e thellë, ofron pamje të veçanta gjatë dimrit. Ajo është vend i preferuar për vizitorë vendorë dhe të huaj për pushime dimërore dhe për skijim.
Meteorologët paralajmëruan reshje bore në viset malore për shkak të rënies së temperaturave.
Burimi: Telegrafi.