Runnation, sport i ri australian që ngre shqetësime për sigurinë

Runnation është një sport i ri australian që po përhapet shpejt në rrjetet sociale dhe i kujton shumë shikuesve stërvitjen e futbollit amerikan të njohur si “Oklahoma drill”. Videot e përplasjeve të dhunshme kanë grumbulluar miliona shikime dhe kanë nxitur një debat global.

Koncepti është i thjeshtë dhe i ashpër: dy konkurrentë përplasen me njëri-tjetrin me shpejtësi të plotë brenda një arena të vogël. Ideja ka rrënjë në sfidat e vjetra të “vrapimit të drejtë” që njiheshin në komunitetet e Ishujve të Paqësorit, dhe organizatorët me qendër në Sydney e kanë strukturuar atë si garë.

Rregullat: në një arenë 20 metra të gjatë, një lojtar mban një top ragbi dhe vrapon përpara, ndërsa tjetri vrapon drejt tij për ta ndaluar. Shmangia dhe finesa nuk lejohen; fokusi është te forca dhe guximi në momentin e impaktit. Raundi përfundon kur një nga garuesit nuk mund të vazhdojë më ose kur gjyqtarët vendosin se kush e kontrolloi më mirë goditjen.

Një pjesë e madhe e popullaritetit vjen nga përmbajtjet e shpërndara në rrjete sociale, përfshirë imazhe dhe videove që shfaqin përplasje me intensitet të lartë.

Por entuziazmi shoqërohet me shqetësime për sigurinë. Mjekët paralajmërojnë se përplasjet e tilla mund të shkaktojnë lëndime të rënda të kokës dhe dëmtime të përhershme në tru, duke krahasuar forcën e impaktit me atë të një aksidenti të vogël automobilistik. Shtimi i shqetësimeve është përforcuar nga incidente në lojëra jozyrtare e imituese, përfshirë vdekjen e një adoleshenti në Zelandën e Re në fillim të këtij viti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *