Rusia, e përjashtuar nga garat ndërkombëtare, po kërkon të ushtrojë presion ndaj FIFA-s për të hequr sanksionet aktuale, duke propozuar organizimin e një turneu alternativ për kombëtaret që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës.
Propozimi parashikon një turne me 8 deri në 12 kombëtare, me të gjitha ndeshjet që do të zhvilloheshin në territorin rus. Për momentin, ideja mbetet në fazën e planifikimit dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pjesëmarrësit potencialë të përmendur janë:
Rusi (nikoqirja)
Kinë
Kameruni
Nigeri
Serbi
Kili
Greqi
Peru
Venezuelë
Nëse realizohet, turneu pritet të shkaktojë debat të gjerë në futbollin ndërkombëtar dhe në strukturat drejtuese të FIFA-s.
Telegrafi