Sadio Mané: Refuzova Manchester United një vit para se të kaloja te Liverpool

Sadio Mané thotë se kishte refuzuar ofertën e Manchester United një vit para se të nënshkruante me Liverpool.

Mané u bashkua me Southampton nga Red Bull Salzburg në vitin 2014 për pak më pak se 12 milionë euro, dhe shënoi 25 gola në 75 paraqitje. Në qershor 2016 ai u transferua te Liverpool për një shumë deri në 36 milionë euro.

Para këtij transfertë, Manchester United kishte treguar interes për sulmuesin senegalez. Mané tregon se ishte telefonuar dhe kishte biseduar me trajnerin Louis van Gaal.

“Manchester United më telefonoi atëherë, unë flisja me Van Gaal. Rooney ishte aty, Di María ishte aty, Depay ishte aty. Kur nuk më transferuan mua, ata morën Martial”, tha Mané.

Ai përshkroi bisedën me Van Gaalin: “Van Gaal më tha: ‘Mané, dua të vish te Manchester United’. Unë i thashë: ‘Vërtet?’ Ai më tha: ‘Po, fol me agjentin tënd. Je lojtar i mirë dhe mund të na ndihmosh, dhe ne mund të të ndihmojmë të bëhesh edhe më i mirë’.”

Mané shtoi se kishte dyshime për vendin e tij në ekip për shkak të emrave të mëdhenj që ishin në skemë: “Unë e pyeta: ‘Ju keni Depay, Rooney, Di María, Van Persie… ku do të luaj unë?’ Sepse unë dua të luaj. Ai më tha: ‘E njoh talentin tënd, je i mirë. Nëse stërvitesh mirë dhe lë përshtypje të mirë, do të luash. Por kemi edhe lojtarë të tjerë të mirë’.”

Mané tha se nuk u bind nga premtimi dhe ndjeu se kishte nevojë për një ose dy vite të tjera për t’u zhvilluar si lojtar, prandaj vendosi të mos kalonte te United. Vendimi rezultoi i duhur për të: gjatë qëndrimit gjashtëvjeçar te Liverpool ai u bë një nga figurat kyçe dhe i udhëhoqi klubin drejt titullit në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *