Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur pak para nisjes së konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie. Në një deklaratë për Klan Kosova, Lushtaku ka shprehur kundërshtimin e tij për kthimin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në PDK. “Jam gjithmonë kundër që Lladrovci të kthehet në PDK”, ka theksuar ai.