Santiana Maloku publikon mesazhe ofenduese pas incidentit në Big Brother VIP Kosova

Santiana Maloku, ish-banore e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është përballur sërish me komente ofenduese në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një screenshot të një mesazhi që i ishte dërguar nga një vajzë dhe shfaqi indinjatën e saj. Reagimet lidhen me incidentin e shumëdiskutuar brenda shtëpisë së BBVK2, atë të prekjes me ish-banorin Buci, temë që vazhdon të rikthehet nga komentues të ndryshëm.

Santiana thotë se vazhdimisht merr mesazhe me të njëjtin akuzim: ‘ke prekur burra të martuar ndërsa vetë ke qenë në një lidhje’. Sipas saj, mesazhet vijnë kryesisht nga vajza, të cilat i përshkruan si ‘të poshtra’.

Në screenshot, përdoruesja e ofendon duke e quajtur ‘jomorale’ dhe duke shkruar se ‘të paktën banorja e këtij edicioni nuk po prek burra të martuar’.

E irrituar nga qasja e ndjekëses, Santiana u përgjigj publikisht me tone të forta. Ajo shkroi: ‘Ja njerëz, çfarë mesazhesh më vijnë prej femrave sa të hap sytë me mëngjes! Nuk e di a e dini që ma keni lodhur prapanicën me atë ‘prekjen’ dhe me atë ‘ke qenë në lidhje’. U bëtë ju moralistët e pshu***! Pse nuk doli asnjë tjetër t’i thoshte këto gjëra në sy, por gjithçka po bëhet vetëm nëpër internet? Femra të poshtra.’

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *