Me afrimin e premierës së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, interesi i publikut rritet dita-ditës.
Producentja Sara Hoxha publikoi në Instastory një pamje nga ambientet e brendshme, ku shihet një mur i zbukuruar me pllaka pasqyre në nuanca blu — një detaj që sugjeron se këtë sezon do të dominojë estetika moderne dhe luksoze.
Në pasqyrim duken edhe punëtorët, çka tregon se punimet janë drejt përfundimit dhe shtëpia po merr formën finale. Ajo shoqëroi publikimin me fjalët “A jeni gati?”, duke etiketuar faqen zyrtare të spektaklit.
Big Brother VIP Albania 5 pritet të nisë në gjysmën e dytë të dhjetorit, nën drejtimin e Ledion Liços.
Kjo fotografi është sinjali i dytë zyrtar vizual nga brenda shtëpisë së re, duke shtuar kuriozitetin për sezonin që po afrohet. Fotografitë janë publikuar në Instagram; kredi: Sara Hoxha/Instagram dhe Ledion Liço/Instagram. /Telegrafi/