Sasa Hoda rrëfen operacionin 14-orësh që i rrezikoi jetën

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, rrëfeu gjatë një bisede me Getoarin një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur një operacion i rrezikoi seriozisht jetën.

Ajo tregoi se mjekët nuk e merrnin përsipër ndërhyrjen dhe i kishin bërë të qartë se shanset për mbijetesë ishin jashtëzakonisht të ulëta. “Kisha 98 për qind mundësi për të vdekur,” tha Hoda, duke shtuar se operacioni pati jetëzgjatje 14 orë.

Pas ndërhyrjes, ajo përfundoi në repartin e kujdesit intensiv, e lidhur me aparatura dhe e monitoruar vazhdimisht.

Megjithë frikën dhe rrezikun, Hoda vendosi të provojë operacionin: “Doja ta provoja, doja të vdisja duke provuar, jo duke pritur.”

Sipas saj, sëmundja ishte hemangioma, që lidhet me moskontrollimin e qarkullimit të gjakut në vena.

Informacionet u bënë publike gjatë bisedës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, sipas Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *