Sean Penn luan për 1 dollar në filmin ukrainas “War Through the Eyes of Animals”

Aktori i njohur i Hollywood-it, Sean Penn, ka marrë pjesë në filmin antologjik ukrainas “War Through the Eyes of Animals” dhe ka pranuar një pagesë simbolike prej vetëm një dollari për rolin e tij.

Producenti Oleg Kokhan ka sqaruar se, sipas rregullave të Screen Actors Guild, një aktor nuk mund të angazhohet pa pagesë, prandaj Penn ka insistuar që të marrë këtë shumë simbolike.

Filmi përbëhet nga shtatë tregime të shkurtra, të bazuara në ngjarje të vërteta që lidhen me shpëtimin e kafshëve gjatë luftës në Ukrainë. Sean Penn shfaqet në segmentin “The Eagle”, me regji të Myroslav Slaboshpytskyit, ku interpreton rolin e një producenti zëri që rastësisht bëhet dëshmitar i orëve të para të pushtimit rus.

Projekti ka tërhequr vëmendje për mënyrën simbolike të përfshirjes së aktorit dhe për tematikën e ndjeshme që trajton historitë e kafshëve në kohë lufte.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *