Seanca për formimin e komisioneve parlamentare ende nuk ka nisur

Sot, në orën 11:00, është thirrur një seancë parlamentare për formimin e komisioneve, ku pritej të diskutohej për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e RTK-së.

Megjithatë, seanca ende nuk ka filluar. Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë.

Mbetet të shihet nëse do të sigurohet kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e seancës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *