Seanca për shqyrtimin e buxhetit mbetet e hapur për shkak të mungesës së opozitës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur për formimin e komisioneve të nevojshme për shqyrtimin e buxhetit, ka mbetur e hapur.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se seanca do të vijojë të mbetet e hapur në rast të një ndryshimi qëndrimi nga partitë opozitare.

“Ndërpres diskutimet këtu. Seanca mbetet e hapur në rast se ka ndryshim të qëndrimeve. Ftoj partitë që t’i bashkëngjiten për të mblidhur dhe miratuar këto ligje”, u shpreh Basha.

Në këtë seancë nuk morën pjesë partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, të cilat vendosën ta bojkotojnë atë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *