Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Të dyja palët duhet të bien dakord për lëshime për paqe në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “të dyja palët” në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”.

Rubio tha se për t’i dhënë fund “një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë” kërkohet një “shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste”.

Ai theksoi se Ukraina dhe Rusia duhet të bien dakord për lëshime të vështira, por të domosdoshme, dhe se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Deklarata e tij është shpërndarë edhe përmes një postimi në Twitter.

Transmeton Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *