Sevdail Demiri dhe Resul Shabani, fitues të Çmimit Shtetëror ’22 Nëntori’ 2025

Hulumtuesi, publicisti dhe poeti prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e Çmimit Shtetëror ’22 Nëntori’ për vitin 2025. Çmimi u ndan sot në Sallën Kristale të Kuvendit.

Demiri shprehu falënderim të thellë për këtë nder shtetëror, duke e cilësuar si kurorë të pothuajse tre dekadave punë të pandërprerë në sferën publike. “Edhe më i madh është nderi im, pasi kjo mirënjohje është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar”, tha ai.

Resul Shabani falënderoi kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetët e pranishëm, miqtë dhe dashamirësit e arsimit e kulturës, si dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e Çmimit ’22 Nëntori’.

Ky vlerësim u jepet figurave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *