Transmetuesi austriak ORF njofton se shitja e biletave për Eurovision 2026 do të nisë më 13 janar, një ditë pas shortit që do të përcaktojë vendosjen e vendeve në gjysmëfinale.
Ngjarja do të zhvillohet në Stadthalle të Vjenës, dhe në total do të hidhen në qarkullim 90,000 bileta. Fansat do të mund të rezervojnë vende për gjysmëfinalet e datave 12 dhe 14 maj, si dhe për finalen më 16 maj.
Të gjithë ata që regjistrohen online deri më 18 dhjetor kanë të drejtë të aplikojnë për blerjen e biletave. Çmimet do të variojnë nga 15 deri në 360 euro; bileta më e shtrenjtë përfshin akses në zonën përpara skenës gjatë mbrëmjes finale.
Austria u bë vendi nikoqir pas fitores së JJ në Konkursin e Këngës në Eurovision të këtij viti, të mbajtur në Bazel të Zvicrës.
Pas polemikave rreth rezultateve të Izraelit në edicionin e fundit, Konkursi i Këngës në Eurovision ka ndryshuar rregullat e votimit dhe të promovimit. Tani fansat do të jenë në gjendje të hedhin 10 vota në vend të 20, dhe votat e jurisë do të llogariten përsëri në gjysmëfinale.
Foto: EPA-EFE
Burimi: Telegrafi