Shkëputje në platformat dixhitale për shkak të problemeve me Cloudflare

Shumë faqe interneti dhe rrjete sociale, përfshirë Facebook, X dhe shërbimin e transmetimit të muzikës Spotify, kanë dalë jashtë funksionit për mijëra përdorues.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ndërprerje që lidhet me problemet në serverët e hostuar nga kompania Cloudflare.

Cloudflare ofron shërbime për mbrojtjen e faqeve të internetit nga sulmet kibernetike dhe përmirësimin e shpejtësisë së ngarkimit të përmbajtjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja Downdetector, janë raportuar mijëra probleme që lidhen me Cloudflare.

Në faqen zyrtare të statusit, Cloudflare njofton se inxhinierët po hetojnë një çështje që potencialisht ndikon në shumë klientë. Kompania ka bërë të ditur se do të publikojë informacione të mëtejshme sapo të jenë të disponueshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *