Shkolla Finlandeze organizon për të tetin vit radhazi Junior Code Weekend Fest

Shkolla Finlandeze do të organizojë edicionin e tetë të festivalit vjetor të kodimit, Junior Code Weekend Fest, më 22 nëntor, nga ora 10:00 deri në 14:00. Aktiviteti është i hapur dhe pa pagesë, dhe synon të zhvillojë aftësitë praktike të nxënësve në teknologjitë më të avancuara në treg.

Gjatë festivalit, nxënësit do të mësojnë bazat e kodimit përmes metodës “block coding”, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të shkollës. Ata do të kenë mundësinë të aplikojnë teknologji inovative për të krijuar produkte teknologjike. Në përfundim, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Festivali është i hapur për të gjithë nxënësit e klasave 2 deri në 6, pavarësisht nëse janë fillestarë apo të avancuar në kodim. Regjistrimi është i domosdoshëm pasi numri i vendeve është i kufizuar. Nxënësit duhet të sjellin me vete një laptop ose iPad për të marrë pjesë në aktivitetet praktike.

Ngjarja mbahet në hapësirat e Shkollës Finlandeze, pranë Prishtina Mall, në rrugën për Ferizaj (kthesa majtas afër Orient Mobile). Lokacioni mund të gjendet përmes hartës: https://maps.apple.com/

Për më shumë informata dhe regjistrim, klikoni në: https://forms.office.com/

Shkolla Finlandeze zbaton një qasje të avancuar arsimore bazuar në sistemin finlandez, të njohur globalisht për efektivitetin dhe inovacionin në edukim. Ajo ofron mësim të fokusuara në projekte praktike, eksperimentime shkencore, kreativitet dhe përdorim të teknologjisë moderne, përfshirë robotikën dhe kodimin.

Me staf ndërkombëtar, pajisje teknologjike të nivelit të lartë dhe metoda bashkëkohore mësimdhënieje, Shkolla Finlandeze ëshë cilësuar si një nga institucionet arsimore më inovative në Kosovë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *